OBSH-ja pezullon testimin e hidroksiklorinës si ilaç i mundshëm për Covid-19

25 maj 2020 | 22:52

Organizata Botërore e Shëndetësisë (BOSH) ka njoftuar të hënën se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për Covid-19.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë me dije se vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore “The Lancet”, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me Covid-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.

Në një konferencë virtuale për media, ai ka pohuar se i ashtuquajturi Testim i Solidaritetit ku qindra spitale të vendeve të ndryshme të botës kanë ndarë pacientë për të testuar lloje të ndryshme të trajtimeve për Covid-19, ka pezulluar trajtimin e hidroksiklorinës.

Tedros ka theksuar se pezullimi do të vlejë derisa të rishikohen të dhënat.

Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por deklaratat e figurave publike, si ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë javën e kaluar se po e merr ilaçin, kanë nxitur qeveritë që të blejnë hidroksiklorinë me shumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e para me të cilat Mali i Zi do…