OBSh thotë se sulmi ndaj spitalit në Sudan ka lënë 64 të vdekur

22 mars 2026 | 08:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të shtunën se një sulm ndaj një spitali në Darfurin Lindor, Sudan, vrau të paktën 64 persona, përfshirë fëmijë, staf mjekësor dhe pacientë.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm I OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.

OBSh tha se sulmi i së premtes ndaj Spitalit Mësimor Al Deain e ka bërë objektin jofunksional, duke ndërprerë shërbimet thelbësore mjekësore në qytet, raporton Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur tender për furnizim…