Oda e Afarizmit përkrah themelimin e Bordit të Ankesave

20 dhjetor 2018 | 15:59

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrit të Financave, Bedri Hamza për të shtyrë përpara kthimin e Bordit të Pavarur të Ankesave, që të trajtojë ankesat e sektorit privat kundër Administratës Tatimore dhe Doganës.

OAK-u edhe më parë ka ngritur zërin për riaktivizimin e bordit të ankesave brenda ATK-së dhe formimin e një bordi të ankesave ndaj inspektoratit të punës.

Për më tepër, OAK-u ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë me profesionalizëm në këtë drejtim duke shpresuar se në këtë bord do të ketë emërime profesionale dhe jo politike.

“OAK-u kërkon gjithashtu nga ministri Hamza të jetë shumë më afër kërkesave të problemeve të mëdha të bizneseve që janë duke iu adresuar në mënyrë që të përmirësohet klima e të bërit biznes në vend”, është theksuar në komunikatën e OAK-ut.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka marrë vendim për themelimin e Bordit të Ankesave, i cili do të zgjidhë ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modriq ka folur…