
Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon padi kundër ZRrE-së në Gjykatën Supreme
19 gusht 2025
| 11:07
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë me dije se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me vendimin që detyron bizneset të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, OEK-u ka publikuar dokumentin e padisë që ka dorëzuar sot, duke theksuar se kjo padi është ngritur në mbrojtje të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër siç e ka cilësuar një vendimi të padrejtë të ZRrE-së.