Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

17 mars 2026 | 14:42

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare që më parë pengonin qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik.

OEK ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën edhe për realizimin e projekteve rajonale në fushat e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale. Ne vlerësojmë angazhimin e Komisionit Evropian dhe institucioneve evropiane për t’i rikthyer vendit tonë rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. OEK-u mbetet e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për të siguruar një sektor privat të fuqishëm dhe perspektivëdhënës në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, është thënë në reagimin e OEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka thënë se heqja…