Oda Ekonomike, kallëzim penal ndaj ZRRE-së

05 dhjetor 2025 | 08:26

Një vendim i Gjykatës Supreme i muajit nëntor, lidhur me tregun e hapur energjetik, nuk u lexua njëjtë si nga paditësi ashtu edhe nga e paditura. Supremja kishte aprovuar padinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRrE-së dhe kishte konstatuar se ajo shkeli ligjin kur mori vendim për t’i nxjerrë mbi 1300 biznese në tregun e hapur energjetik. Supremja shfuqizoi dy nene të vendimit të ZRRE-së.

Megjithatë, vendimi i Supremes nxiti një tjetër përplasje mes Odës dhe ZRRE-së, meqë, Oda Ekonomike e Kosovës pas vendimit të Supremes, tha se tregu i hapur energjetik duhet të anulohet në tërësi. Ndërkohë, ZRrE, insistoi të kundërtën duke thënë se do t’i shqyrtojë të gjeturat e Supremes dhe do t’i ndryshojë këto nene. Por, këtë interpretim nuk po e pranon Oda Ekonomike e Kosovës e cila ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ZRRE-së.

“I kemi ofru 5 ditë kohë për me reflektu edhe për shkak të mos reflektimit qoftë me vetëdije qoftë pa vetëdije ne jemi detyru që me ushtru kallëzim penal, mirë po ne nuk do të ndalemi tani jemi në fazën e dytë me juristët tanë dhe të odës që po na ndihmojnë në këtë drejtim por nuk do të dorëzohemi sepse ëshët një e drejtë ligjore që na takon. Bizneset janë dëmtu me apo pa vetëdije të ZRrE-së, ne nuk jemi fajtor që nuk është ba një përgatitje e duhur e konkurrencës për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë dhe nuk jemi fajtor pse qeveria ka pas ndikim te ZRrE për me u ba një vendim aq i dhunshëm që me i nxjerrë në mënyrë të dhunshme bizneset në tregun e lirë dhe me i dëmtu.”, tha Rafuna për RTV21.

Gjykata Supreme tha se vendimi i ZRRE-së për tregun e hapur energjetik ka shkaktuar pasiguri ligjore dhe ekonomike tek konsumatorët e energjisë elektrike. Ndërsa, gjeti shkelje edhe tek kategorizimi i konsumatorëve, të cilët dolën në tregun e hapur. ZRrE konsideron se tregu i hapur energjetik vazhdon të jetë në funksion. Ndërkohë, ajo gjatë ditës nuk u përgjigj se si do të veprojë pas kallëzimit penal. Por, pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të raportojnë për dëmet që iu janë shkaktuar. Nehat Geci, pronar i një fabrike për prodhimin e tjegullave thotë se tregu i hapur energjetik shkaktoi dëme të jashtëzakonshme për biznesin e tij dhe favorizoi produktet e importit, veçanërisht ato nga Serbia.

“Po demet janë jashtëzakonisht të mëdha sepse faturat janë shumë më të shtrenjta. Edhe tjetra është që ne nuk guxojmë t’i shtrenjtojmë çmimet sepse kemi import tejet të lartë nga Serbia ne që mëremi me prodhimin e argjilës kemi konkurrence direkte nga Serbia sepse asaj iu është heke taksa që ka pas dhe kështu jemi të dëmtuar në dy anët…”, tha për RTV21 Geci.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se bizneset do të kompensohen për dëmet që iu janë shkaktuar. Gjë për të cilën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se do të kompensohen.

“Unë prapë e theksoj ne nuk jemi fajtor që ZRrE nuk ka njerëz profesionist brenda ose nuk punëson të tillë, por, po du me shpresu që e kanë bërë pa qëllim edhe interpretimin për tregun e lirë por edhe interpretimit e vendimit të Supremes. Por, me këto veprime jo veç që po shkaktojnë vepër penale por edhe po e dëmtojnë shtetin, sepse të gjitha paditë e bizneseve që janë në tregun e lirë sipas vendimit të supremes do t’i kthehen biznesit. Biznesi do t’i bëjë padi ZRRE-së dhe do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit sepse ZRRE nuk ka buxhet të vetin. Dhe them se ZRrE ka hyrë në një proces që aq e ka pështjellë situatën dhe kompliku procesin sa që nuk e di si do të dalë nga situata, shpresojmë në një bord të ri”

Mes shumë kundërshtive, vendimi për tregun e Hapur energjetik hyri në fuqi më 1 qershor. Ky vendim nga ekspertë të ekonomisë është cilësuar si goditja më brutale ndaj bizneseve vendore që nga paslufta, meqë, i ka bërë prodhimet vendore të pa konkurueshme në raport me  produktet e importit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka dërguar pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150…