OEK-u apelon tek institucionet vendore të jenë më serioze në agjendën integruese evropiane

15 janar 2018 | 14:26

Strategjia e re për zgjerim, e hartuar nga Komisioni Evropian, e cila pritet të publikohet në Shkurt, do të jetë një ndër dokumentet me të rëndësishme që do të përcaktojë kahjen e procesit integrues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Kështu është thënë në apelin e Odës Ekonomike të Kosovës.

“Apelojmë tek të gjitha institucionet të përcaktohen qartë për avancimin e agjendës evropiane të vendit, që është jetike për vendin tonë, sidomos në finalizimin e procesit të shtetndërtimit”, është thënë në komunikatën e OEK.

Sipas kësaj komunikate, komuniteti i biznesit, përfaqësuar nga Oda Ekonomike e Kosovës e mirëpret angazhimin e Bullgarisë, si kryesuese e radhës e Këshillit Evropian, në promovimin dhe ritheksimin e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Gjithashtu është mjaft inkurajuese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përkrahja e Kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker për një agjendë me të definuar për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Agjenda Evropiane nënkupton orientim dhe veprim strategjik, duke arritur një koncenzus shoqëror, sidomos për reforma thelbësore në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në zhvillim ekonomik. Ajo me të cilat po ballafaqohemi, sidomos në 3-4 vitet e fundit, me bllokada institucionale, tendenca për devijim nga marrëveshjet dhe obligimet ndërkomëbare si dhe triviale të politikës ditore, të cilat në momente të caktuara kanë eskaluar edhe në dhunë fizike, janë dëmi më i madh për të ardhmen evropiane të vendit dhe barriera kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e OEK.

Sipas kësaj komunikate, ne duhet të shfrytëzojmë rëndësinë që ka viti 2018, për procesin integrues dhe në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit. “Ratifikimi i demarkacionit, luftimi i krimit dhe korrrupisonit në përmbajtje, si dhe përfundimi i procesit të normalzimit të marrëdhënieve me Serbinë, janë sinjal i fuqishëm për përkushtimin tonë në rrugën evropiane dhe do të ofronin një stabilitet politik dhe ligjorë, që mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik për çdo vend në tranzicion.

Një angazhim gjithëpërfshirës për të arritur synimet e lartcekura, do të na mundësonte që të shohim me optimizëm të ardhmen e vendit dhe do të kishte implikime mjaft pozitive në përmirësimin e imazhit, tërheqjen e investimeve të reja dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, gjë që do të rezultonte me përmbushjen e shumë kritereve të rëndësishme dhe të domosdoshme për stadin e radhës në rrugën e gjatë të anëtarësimit në BE, përkatësisht fitimit të statusit të vendit kandidat për BE”, është than në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, nëse nuk veprojmë shpejt dhe nuk e shfrytëzojmë momentumin që po krijohet, vonesat do të jenë të pashmangshme, ndërsa ata që do të pësojnë më së shumti do të jenë qytetarët dhe bizneset e vendit. “Nuk mundet askush vazhdimisht t’i përshtatet vetëm agjendave tona. BE në vitin e ardhshëm do të kufizohet në vendimmarrje si pasojë e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, prandaj çdo vonesë e jona në muajt e parë të këtij viti do të bëjë të pamundshme qoftë liberalizimin e vizave, qoftë avancimin në procesin e integrimit evropian, për një afat të gjatë kohor.

Është koha kur për procese integruese duhet bërë më tepër sesa të flitet dhe për këtë rrugëtim drejt familjes evropiane, duhet përmbushur kriteret e parapara, e jo aktivitete sterile të marketingut politik interno”, është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “Alfa Romeo e vjetër”, e harruar prej dekadash në…