OEK-u hap zyrën e parë të diasporës në Shtutgart

22 maj 2026 | 12:11

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka hapur zyrtarisht zyrën e parë të diasporës në Shtutgart të Gjermanisë, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik me mërgatën shqiptare.

Ky projekt synon të lidhë më afër diasporën me ekonominë e Kosovës, duke krijuar mundësi të reja për investime, rrjetëzim biznesor dhe promovim të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë rast, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka nënshkruar rregulloren për funksionimin e zyrave të diasporës dhe emëroi Ilir Syli si udhëheqës të zyrës në Shtutgart.

Zyra e re do të shërbejë si pikë kontakti për lehtësimin e investimeve në Kosovë dhe nga diaspora; krijimin e bashkëpunimeve ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të diasporës; ofrimin e informatave mbi mundësitë investuese; promovimin e produkteve kosovare jashtë vendit.

Pas Shtutgartit, OEK-u planifikon zgjerimin e rrjetit edhe në Gjenevë, Vjenë dhe Romë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ora 11:00 është paraparë të mbahen homazhe përkujtimore…