Oferta me bollëk për Barcolan, PSG-ja nuk e shtet

17 korrik 2025 | 17:00

Bradley Barcola pritet të qëndrojë te PSG-ja përkundër interesimit nga klubet e mëdha evropiane. Pavarësisht prej spekulimeve të fundit që e lidhin me një transferim te Bayern Munichu, Bradley Barcola pritet të qëndrojë te Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

Sipas “L’Equipe”, nuk ka asnjë mundësi reale që anësori 21-vjeçar të largohet gjatë këtij afati kalimtar. Barcola është bërë pjesë e rëndësishme e planeve të Luis Enriques pas një sezoni debutues mbresëlënës në Paris. Përveç Bayern Munichut, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe disa klube të Ligës Premiere, përfshirë Liverpoolin, Arsenalin dhe Manchester Unitedin. Megjithatë, PSG-ja po planifikon ta mbajë yllin francez në skuadër dhe do të nisë së shpejti bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.

Klubi synon t’i ofrojë Barcolës një rritje të ndjeshme të pagës, që mund ta vendosë atë mes pesë lojtarëve më të paguar të ekipit. Barcola, i cili u transferua nga Lyon verën e kaluar, është i lumtur në Paris dhe mbetet i përkushtuar ndaj projektit afatgjatë të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të…