Oferta me bollëk, por Xhaka nuk largohet nga Leverkuseni

26 maj 2025 | 16:23

Përkundër spekulimeve për të ardhmen e Granit Xhakë, ai do të mbetet pjesë e Bayer Leverkusenit.

Mësohet se Xhaka ka vendosur ti mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj Leverkusenit, ekip që nuk e ka shqyrtuar asnjëherë shitjen e tij.

Kohët e fundit, emri i Xhakës ka qenë i lidhur me një largim eventual nga Leverkuseni pasi për shërbimet e tij kishin shprehur interesim shumë skuadra.

Galatasaray, Fenerbahçe, Basel dhe disa ekipe nga Arabia Saudite donin ta transferonin Xhakën gjatë kësaj vere.

Xhaka 32-vjeçar ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028 dhe është pjesë e kësaj skuadre prej vitit 2023 kur iu bashkua nga Arsenali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky, është shtruar me urgjencë në…