Ofertën e Napolit e pranova me kënaqësi, mirënjohës ndaj Veronës

31 maj 2020 | 20:54

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, aktualisht pjesë e Veronës në Serinë A, sapo të përfundojë sezoni do t’i bashkohet Napolit, që ka blerë kartonin e tij në muajin janar për 14 milionë euro.

Zbulimi i kampionatit italian në këtë sezon, po pret me padurim të veshë fanellën blu, siç zbulohet përmes kolonave të “Corriere dello Sport”.

“Kur mbërrita këtu kisha vetëm një objektiv: të kuptoja kufijtë e mi, deri ku mund të arrija. Interesimi i Veronës ishte i papritur, unë isha në bisedime me klube të tjera të huaja, por para mundësisë për të ardhur në Itali lashë mënjanë të gjitha opsionet e tjera. Vetëm Seria A do të mund më tregonte realisht se çfarë vlere kisha në të vërtetë”.

Oferta e Napolit: Propozimi i Napolit nuk ma ndryshoi qëndrimin. Kur erdhi oferta, fola menjëherë me trajnerin Juric. Ai donte të fliste me mua, më tha që nëse unë pranoja, do të më duhej ta garantoja dhe t’i premtoja të njëjtin rendiment. Mendoj se jam treguar njeri i besës.

Mirënjohje Veronës: Unë njoh vetëm një mënyrë sjelljeje, profesionalizmin, i cili pa dyshim përfshin shumë angazhim. Kam kaluar shumë kohë këtu dhe ditën që do të largohem dëshiroj të them lamtumirë në mënyrën e duhur. Jam profesionist dhe më është dhënë mundësia për të luajtur në një klub që ka ambicien për t’i shkuar në fund të gjitha garave. Është një mundësi që e pranova me kënaqësi, por pa harruar se kush më lejoi që të mund ta shfrytëzoja atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate tashme ka caktuar emrat për ministritë që do…