Oficerët e FSK-së diplomuan në Akademinë Ushtarake në Kroaci

27 maj 2025 | 14:29

Në Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë “Dr. Franjo Tuđman” në Zagreb, kanë diplomuar Kolonel Valdet Berisha dhe Major Shpëtim Ujkani në “Kursin e Diplomacisë së Mbrojtjes”.

Në këtë kurs kanë marrë pjesë 20 oficerë nga katër shtete të rajonit, oficerët tanë kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe kanë treguar suksese duke e prezantuar Kosovën, veçanërisht FSK-në në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kursi i Diplomacisë së Mbrojtjes” ka për qëllim që të përgatis oficerët e gradave Major-Kolonel për detyra ushtarako diplomatike, detyra në misione ushtarake, si dhe detyra që lidhen me aktivitetet ndërkombëtare dhe protokollare.

Gjithashtu në Republikën e Kroacisë kanë përfunduar edhe dy kurse tjera në të cilët kanë marrë pjesë katër oficerë të FSK-së, në kursin “Vëzhgues ushtarak të Kombeve të Bashkuara” kanë marrë pjesë Kapiten Ismail Sekiraqa dhe Toger Rron Rafuna ndërsa në “Kursin bazik të Inteligjencës Toger Korab Seferi dhe Nëntoger Mendim Muçiqi.

Bashkëpunimi me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë, një shtet mik i Kosovës po hap dyer për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha fushat e zhvillimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina ka vazhduar…