
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA
07 qershor 2025
| 10:40
Nënkolonel Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukoj dhe zhvilloj udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë.
Nënkolonel Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njokohësishtë edhe në nivelin Master në Studime Strategjike.
“Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, ka njoftuar FSK-ja.