
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA
Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma të ShBA, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se kjo arritje përbën dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të oficerëve tanë, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.
“Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale të oficerëve, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.