Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përgatitet në inxhinieri ushtarake
29 tetor 2025
| 11:13
Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Florent Korrani, ka diplomuar në trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
FSK-ja ka njoftuar se trajnimi ka pasur për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.
“Togeri Korrani është shpërblyer me certifikatë për arritje akademike të dalluar (Honor Graduate) e cila ju ndahet ushtarakëve që arrijnë rezultate të larta në akademi gjatë trajnimit”, ka njoftuar FSK-ja.




