Oficeri i FSK-së i pari që mbaron me sukses kursin prestigjioz të ShBA-së

22 shtator 2025 | 20:09

Nëntoger Çlirim Gërguri, oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficerë (EBLOC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij programi që kualifikohet dhe merr pjesë në Sapper Ranger Train-up.

Gërguri është vlerësuar me çmimin prestigjioz “IMO Ironman Aëard”, për dallim të lartë në udhëheqje, menaxhimin e detyrave, stërvitjet fushore, rezultate të shkëlqyera në qitje dhe arritjet akademike.

FSK ka vlerësuar këtë sukses si një arritje të rëndësishme, jo vetëm individuale për oficerin Gërguri, por edhe institucionale.

“Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA Nëntoger Çlirim Gërguri  ka përfunduar me sukses kursin bazë të inxhinierisë për Oficer (EBLOC)  dukë u bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e (EBLOC) që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, dhe mori  fitoj çmimin “IMO Ironman Aëard”, duke u dalluar në udhëheqjen dhe menaxhimin e detyrave, Stërvitjeve Fushore, Arritjen e rezultateve të shkëlqyera në qitje dhe fushën akademike.  Përfundimi i suksesshëm i Kursit Bazë të Inxhinierisë përben një arritje të rëndësishme individuale dhe institucionale.  Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka…