Oficeri i FSK-së Qendrim Imeraj, diplomon në ShBA

07 korrik 2025 | 11:26

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka bërë të ditur se togeri Qendrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.

Në njoftim thuhet se toger Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekorua student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.

“Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit. Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sipas FSK-së, ky kurs është një nga programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë, i cili përfshin përgatitje të avancuar në fushat si: Taktikat e operacioneve tokësore në nivel togu dhe kompanie.

“Lidership ushtarak dhe vendimmarrje në kushte stresuese, Trajnim fizik intensiv, Menaxhimi i burimeve dhe logjistikës në fushë, Teknikat e komunikimit dhe komandimit në operacione të përbashkëta dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar edhe seanca e sotme në tentim për ta…