Oficerja e Kosovës në DASh, Çitaku dhe Haradinaj-Stublla e shohin si fryt të punës së tyre

11 janar 2022 | 16:37

Për herë të parë në historinë e raporteve ndërshtetërore, Kosova edhe zyrtarisht do të ketë përfaqësuesen e saj në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASh). Një gjë të tillë e ka bërë me dije të martën ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në këtë pozitë do të jetë diplomatja Meridiana Leci, të cilën ambasadori Hovenier e ka takuar të martën bashkë me ministren Donika Gërvalla.

Pas një njoftimi të tillë ka reaguar edhe ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stbulla dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Haradinaj-Stublla ka thënë se s’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh frytet e punës së ndershme.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur puna e ndershme sjellë frytet e saj! E lumtur që sot po shoh diplomaten e shkëlqyer të Republikës së Kosovës që vitin e kaluar ia kemi besuar detyrën e shërbimit në Ambasadën e Kosovës në Uashington –  Meridiana Leci, të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës në Departamentin Amerikan të Shtetit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Edhe ish-ambasadorja Çitaku ka thënë se për një përfaqësim të tillë të Kosovës në DASh kanë negociuar bashkë me ish-ministren Haradinaj-Stublla dhe Lendita Haxhitasimin, ambasadore e Kosovës në San Marino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2021 del të jetë vit me numër të lartë…