OFTK padit Agjencionin për Akreditim për programin e Fizioterapisë

02 shtator 2025 | 08:02

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi kundër Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e Programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim.

OFTK e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi.

Në këtë kontekst, OFTK do të kërkojë edhe masë sigurie ndaj vendimit të AKA-së, si pjesë e padisë që do të regjistrohet gjatë ditës.

Me këtë rast, OFTK organizon një konferencë për media sot (e martë, 2 shtator 2025), duke filluar nga ora 13:00, në zyrat e OFTK-së, që gjenden në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, pranë Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ju fton në një konferencë për media e cila do të mbahet nesër më datë 02.09.2025 në lidhje me një padi ndaj Agjencionit Kosovar për Akreditim.
OFTK ditën e nesërme do të regjistrojë padinë dhe kërkesën për masën e sigurisë kundër vendimit të AKA-së për akreditimin e Programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim. OFTK konsideron se ky vendim është i kundërligjshëm, në kundërshtim me raportin e ekspertëve të AKA-së dhe me pasoja të pariparueshme për studentët.
Konferenca do të mbahet nesër (e martë 02.09.2025) duke filluar nga ora 13:00 në zyrat e OFTK-së në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim (afër Mjekësisë Sportive) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka pasur indikacione të mëtejshme se Apple po përgatitet të…