OIK dhe Posta e Kosovës nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme

03 shkurt 2026 | 15:00

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor dhe Posta e Kosovës SH.A. kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi, të cilat lehtësojnë ndjeshëm shërbimet administrative dhe financiare për mijëra anëtarë të Odës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me kryerjen e shërbimeve universale postare, përmes së cilës Posta e Kosovës do të bëjë pranimin, shpërndarjen dhe dorëzimin e të gjitha dërgesave zyrtare të Odës, përfshirë licencat profesionale, shkresat dhe dokumentacionin zyrtar, drejtpërdrejt në adresat e anëtarëve.

Kjo kontratë trevjeçare, garanton që çdo dërgesë e Odës do të trajtohet sipas standardeve ligjore postare, me mundësi regjistrimi dhe gjurmimi, duke rritur sigurinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e komunikimit zyrtar me anëtarësinë.

Marrëveshja e dytë i referohet autorizimit të Postës së Kosovës për inkasimin e pagesave të anëtarësisë së Odës në të gjitha zyrat postare në vend. Kjo nënkupton se anëtarët e OIK tashmë mund të kryejnë pagesat e tyre në çdo zyrë postare, me një komision fiks prej 0.50 cent për transaksion, pavarësisht vlerës së faturës.

Përmes këtij shërbimi, pagesat e anëtarëve do të procesohen në mënyrë të sigurt përmes sistemit financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ndërsa mjetet do të transferohen drejtpërdrejt në llogarinë bankare të Odës brenda afateve të përcaktuara.

OIK këto marrëveshje i vlerëson si një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave për anëtarët dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative të OIK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën në ShBA…