OKB: 798 persona u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gazë

11 korrik 2025 | 14:15

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të premten se ka evidentuar të paktën 798 të vrarë si në pikat e shpërndarjes së ndihmave të administruar nga Fondi Humanitar i Gazës, ashtu dhe afër autokolonave humanitare të drejtuara prej grupeve të tjera të ndihmës.

Fondi Humanitar i Gazës (FHG) përdor kompani private të sigurisë dhe logjistikës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dërguar furnizime në Gaza, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, që sipas zyrtarëve izraelitë i ka lejuar militantët e Hamasit ta devijonin ndihmën, ka shkruar Reuters.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar planin si “të pasigurt”, si dhe ka konstatuar shkelje të parimeve humanitare.

“Deri më 7 korrik, kemi regjistruar 798 viktima, përfshirë 615 në afërsi të pikave të Fondacionit Humanitar të Gazës, dhe 183 të dyshuar që ndodhen në rrugën e autokolonave të ndihmës”, ka thënë zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani, për gazetarët në Gjenevë.

FHG-ja kishte filluar shpërndarjen e pakove ushqimore në Gaza në fund të muajit maj, teksa ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se kanë ndodhur incidente pranë pikave të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaloi një vit të vështirë dhe nuk ishte titullare. Riola…