OKB: Gaza furnizohet me karburant, për herë të parë pas 130 ditësh

11 korrik 2025 | 08:19

Kombet e Bashkuara kanë dorëzuar karburant në Rripin e Gazës për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, ndërsa fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor vazhdon të marrë çdo ditë jetë njerëzish, sipas burimeve palestineze.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se në Gaza u dorëzuan 75 000 litra karburant, në një zonë të shkatërruar nga lufta dhe ku qindra mijëra njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

“Një ekip i Kombeve të Bashkuara ka dërguar rreth 75,000 litra karburant në Gazë, dërgesa e parë e tillë pas 130 ditësh, tha sot zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në Nju-Jork.

“Kjo sasi nuk është e mjaftueshme për të mbuluar as edhe një ditë të nevojave për energji. Karburanti po mbaron dhe shërbimet do të ndërpriten nëse vëllime shumë më të mëdha nuk dërgohen menjëherë”, u tha Dujarric gazetarëve.

Karburanti është jetik për të furnizuar me energji gjeneratorët e spitaleve, furrave të bukës dhe objekteve të tjera esenciale në Gazë, e cila mbetet nën bllokadë izraelite.

Dujarric paralajmëroi për pasojat e mungesës së vazhdueshme të karburantit, duke theksuar se brenda disa ditësh, mungesa e karburantit mund të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 44 000 fëmijë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnjë-Hercegovinë…