OKB: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

25 nëntor 2025 | 07:51

Jo më pak se pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024. Pra një grua humbi jetën çdo dhjetë minuta, tregojnë shifrat e publikuara nga OKB-ja sot. OKB denoncon mungesën e progresit të vërtetë në luftën kundër femicidit . Vitin e kaluar, 83,000 gra dhe vajza u bënë viktima të vrasjeve të ndodhura në të gjithë botën.

Nga këto, 60% u vranë nga partneri i tyre ose një anëtar i familjes, sipas  një raporti i përpiluar nga UN Women dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogave dhe Parandalimin e Krimit, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë ose nga partneri i tyre ose nga një i afërm i ngushtë (babai, xhaxhai, vëllai, madje edhe nëna). Me fjalë të tjera, 137 u vranë çdo ditë, ose një çdo dhjetë minuta.

Ky vlerësim, bazuar në një analizë të statistikave nga 117 vende, është më i ulët se ai i vitit 2023 (51,100), por “ndryshimi nuk tregon një rënie të vërtetë”, sipas raportit, i cili ia atribuon ndryshimin thjesht vendeve të ndryshme që mbajnë statistika në mënyra të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit politike…