Olimpiada Milano – Cortina, sot paraqitja e dytë e skitares Kiana Kryeziu
15 shkurt 2026
| 09:25
Skiatorja Kiana Kryeziu sot do të paraqitet për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Kryeziu do të garojë në disiplinën e skijimit alpin, me fillim nga ora 10:00. Gara do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Synimi i sportistes është ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenën më të madhe të sporteve dimërore.
Në paraqitjen e saj të parë olimpike, Kiana Kryeziu nuk arriti të shënojë rezultat pozitiv, pasi doli nga shtegu gjatë garës.



