Olta Boka ka gati një surprizë për fansat

18 gusht 2020 | 11:31

Këngëtarja e njohur, Olta Boka vetëm para pak kohësh u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë që çifti e pagëzoi me emrin Gaia.

Së fundmi përmes një postimi në “Instastory”, Olta bëri të ditur se shumë shpejt do të sjellë një surprizë për fansat.

Olta po mendon të risjellë një projekt që e ka shumë për zemër. Bëhet fjalë për këngën “Zemrën e lamë peng”.

Me këtë projekt, këngëtarja përfaqësoi në vitin 2008 Shqipërinë në Eurovision.

Ndonëse kanë kaluar 12 vite, ajo po mendon ta risjellë këngën në një version të ri, por ende nuk ka dhënë më tepër detaje. /tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi LAMA Për të qenë i drejtpërdrejtë, me raportin…