Olta Gixhari shkëlqen në jaht me pamje verore magjepsëse

25 qershor 2025 | 11:36

Olta Gixhari i ka dhënë mirëseardhjen stinës së verës me disa fotografi të nxehta nga bregdeti, të publikuara së fundmi në Instagram.

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania u shfaq mahnitëse në një jaht, duke treguar linjat e saj perfekte me dy dukje të ndryshme verore.

Në njërën prej pamjeve, Olta shihet e veshur me një set të bardhë minimal, ndërsa mban një kapele kashte dhe pozohet nën diellin mesdhetar.

Ndërsa në një tjetër fotografi, ajo shfaqet me bikini rozë me detaje asimetrike, duke qëndruar me vetëbesim në pjesën e pasme të jahtit, me sfondin e kaltër të detit që e plotëson bukurinë e saj.

Postimi i Oltës mori qindra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët e komplimentuan për format dhe elegancën, duke e shpallur një nga ikonat e stilit të kësaj vere në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për…