
Oltion Bilalli dërgohet në QKUK, ka pësuar gjakderdhje të brendshme
Drejtori i klubit SC Gjilani, Syart Rrahmani, ka treguar për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Malishevës.
Bilalli është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Rrahmani për Telegrafin.
“Ai do të vëzhgohet më tej nga mjekët dhe është dërguar në QKUK. Ne jemi në Prishtinë, pranë tij”.
Ndërkaq, për Klanin ka folur Naser Syla, drejtor i për Emergjences ne QKUK, i cili ka thënë se gjendja e Bilallit mbetet e rëndë ndonëse është stabile.
“Po, është pranu te ne në QE rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në QE, janë kry disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë, është në aparat me frymarje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik”, ka thënë Syla për Klankosova.tv.
“Pas orës 22:00 do t’ia përserisim edhe disa ekzaminime. Mandej, së bashku me kosultantët vendosim cka tutje, trajtimi i metutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intenziv Qendror”.