OPEC-u vendos të ul prodhimin e naftës deri në mars të 2020-së

04 korrik 2019 | 11:50

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, janë pajtuar të zgjatin shkurtimin e prodhimit të naftës deri në muajin mars të vitit 2020.

Konsensusi ka si qëllim mbështetjen e çmimit të naftës së papërpunuar, në kushtet kur është dobësuar ekonomia botërore dhe është rritur prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca e njohur si OPEC+, ka ulur furnizimin me naftë nga viti 2017, për të parandaluar rënien e çmimeve, teksa konkurrenca nga Shtetet e Bashkuara është rritur.
SHBA-ja aktualisht është bërë vendi më i madh prodhues i naftës në botë, duke e kaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite, përcjell “Telegrafi”.
Frika e uljes së kërkesës botërore për shkak të mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, ka shtuar sfidat me të cilat përballet OPEC-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Rose është duke shijuar muajt e shtatzënisë. Ajo është…