Operacion i madh anti-drogë në Mitrovicë, policia jep detaje

20 prill 2022 | 11:23

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është duke zhvilluar një operacion antidrogë në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor”, ka thënë Kelani.

Ndër të tjera Kelani ka shtuar se është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me…