Operacion i Policisë dhe Doganës në një lokal në veri: Konfiskohen elektroshokë, bluza me simbole nacionaliste serbe…

02 shtator 2025 | 14:41

Një aksion i zhvilluar nga Policia e Kosovës, me asistencën e Doganës, ka rezultuar me sekuestrimin e disa elektroshokëve, bluzave me simbole nacionaliste serbe si dhe pijeve të ndryshme alkoolike.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Reporteri se operacioni është ende në vazhdim.

“Sot rreth orës 12:00 jemi njoftuar nga njësitet kufitare se në një lokal po shiten pije, bluza me mbishkrime, elektroshokë e gjësende tjera. Në vendngjarje ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale, me asistencën e Doganës, ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe materialeve të gjetura është njoftuar edhe Prokuroria Speciale,” tha Elshani.

Ai shtoi se deri tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa pas përfundimit të veprimeve dhe intervistimeve të nevojshme, në koordinim me prokurorin e rastit do të vendoset për hapat e mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vepër letrare me temë historike Romani “Lisi i gjakut“ (“Kur…