Operacioni “Lugu” prangos 6 persona, konfiskohet kokainë në vlerë prej 18 mijë euro

06 gusht 2025 | 17:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor të koduar “Lugu” janë arrestuar gjashtë persona dhe është konfiskuar kokainë në vlerë prej 18 mijë euro.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë të asistuar edhe nga organe tjera të sigurisë, pas hetimeve intensive të zhvilluara ndaj gjashtë (6) të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimet se të njëjtit janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike në rajonin e Prishtinës ka realizuar operacionin policor “LUGU”. Me datën 06.08.2025 rreth orës 12:00 nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë, është zbatuar plani operativ ku janë zhvilluar kontrolle në tetë lokacione (shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse), ku me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal (free shop). Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës.”

Policia njofton se në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është rreth 18 000 euro),

2. 13. 294 Euro,

3. 2 DVR,

4. 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Balla nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ka mbështetur protestën…