Operohet Federeri, mungon në French Open

20 shkurt 2020 | 18:03

Tenisti legjendar Roger Federar ka njoftuar se do të futet në një operacion dhe kësisoj do të humbë një mori turnesh.

Federer, 38-vjeçar, ka qenë në formë të mirë pavarësisht moshës, por nuk ka marrë aspak lajme të mira pas kontrollit rutinë që pati. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Zvicër dhe do të humbasë turnet e Dubait, Indian Wellsit, Bogotas, Miamit dhe atë më të rëndësishmin – French Open.

Por lajmi i mirë është se zvicerani do të jetë gati për turneun më të madh në tenis – Wimbledon, i cili mbahet nga muaji qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tiranë filloi implementimi i projektit të ri në…