Operohet me sukses Ardian Cuculi

01 dhjetor 2020 | 18:45

Sot në Shkup, mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.

Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.

Klubi i Dritës ka njoftuar se operimi ka shkuar shumë mirë dhe ky klub shpreson se me suksese të shkojë edhe rehabilitimi.

Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jasht ekipit për të paktën gjashtë javë.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku është njeriu i momentit në Kosovë. Që Ballkani…