Operohet me sukses Rilind Nimani
21 gusht 2023
| 15:23
Mesfushori i FC Prishtina, Rilind Nimani pas lëndimit të pësuar ditë më parë është operuar me sukses. Nimani është operuar në spitalin Royal Medical te mjeku Qerim Kida në miniskun lateral dhe atij medial.
“Klubi e falënderon doktorin Kida dhe stafin e tij për kujdesin e veçantë. FC Prishtina i dëshiron shërim të shpejtë Rilindit duke shpresuar se do ta kalojë këtë sfidë së shpejti. Forca Rilind!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.



