Opozita kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së, LV-ja kundër

21 qershor 2022 | 12:12

Komisioni për Ekonomi është duke shqyrtuar mocionin e dhjetë deputetëve të LDK-së për shkarkimin e anëtarëve të  bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), pasi sipas tyre ata nuk ka qenë transparent me Komisionin për Ekonomi, dhe se kanë dështuar në menaxhimin me krizën energjetike.

“Ne kemi paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike, por ZRrE-ja nuk e ka pranuar këtë dhe pas dy muajsh ka vazhduar kriza energjetike. ZRrE-ja nuk ka bashkëpunuar me ne si komision. Ajo ka bërë shkelje, në mbrojtje të konsumatorit, ka dështuar ZRrE-ja. Kur është rritur energjia i ka përjashtuar komunat veriore për tarifat edhe Avokati i Popullit ka thënë se ka pasur diskriminim nga ZRrE-ja” ka thënë deputetja e LDK-së, Bunjaku Rexhepi gjatë arsyetimit të këtij mocioni.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, përmes shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, e ka kundërshtuar këtë mocion.

“Të shkarkohet bordi i ZRRE-së në këtë kohë të krizës, nuk është e pranueshme”, ka thënë ajo, duke cituar ligjet se në cilat rast shkarkohet bordi.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është shprehur se Qeveria e Kosovës dhe ZRrE-ja kanë treguar se kanë afërsi me njëra-tjetrën.

“ZRrE-ja ka komunikuar me qeverinë. Kanë treguar që janë afër me qeverinë. Kanë vepruar në mënyrë jo të barabartë me qytetarët dhe çmimet, tani kur jemi te shtrenjtimi, e kanë rënduar jetën e qytetarëve me shtrenjtimin e energjisë. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…