Opozita kritikon mbledhjen e qeverisë në dorëheqje

26 korrik 2019 | 17:56

Deputetët e partive opozitare, LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kritikuar kryeministrin në dorëheqje për thirrjen e mbledhjes se qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka konsideruar vendimin për mbajtje të mbledhjes si mungesë të kompetencës të kryeministrit në dorëheqje. “Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeministra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Image result for avdullah hoti

Ndërsa, deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se Haradinaj nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria.

“Sot, tha që do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr. Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë! Si erdhi, filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në “Facebook”.

/Epoka e re/

Related image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur se Turqia planifikon…