
Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne
17 shkurt 2022
| 11:49
Opozita ka lëshuar sallën e kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalimin me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë çuar nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje atyre që të sillen me dinjitet.
“Ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.