Opozita mund të japë kontribut në dialog edhe pa pjesëmarrje në ekipin negociator

26 dhjetor 2018 | 09:21

Politologu Ramush Tahiri ka deklaruar se opozita mund të japë kontribut në dialogun me Serbinë edhe duke mos qenë pjesë e ekipit negociator. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se roli i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV ) ndaj këtij procesi nuk duhet të jetë vetëm kundërshtimi politik. 

Tahiri ka bërë me dije se këto dy subjekte politike duhet të jenë konstruktive në këtë proces, duke ofruar alternativat e tyre. 

Sipas tij, opozita nuk bën të jetë neutrale ndaj dialogut dhe të thotë se dialogu me Serbinë është punë vetëm e Qeverisë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selia e “shenjtë”, Vatikani, akoma nuk e njeh Kosovën si…