
Opozita pa krye, pozita pa tru!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Cirku në Kuvend: Kuvendi i Kosovës është shndërruar në vend për kanaxheqe dhe syneti. Rolin e xherrahut e ka Albin Kurthi që i ka bërë synet me kohë deputetët oborrtarë të pozitës dhe tash ka filluar edhe me opozitën. Shoqja e Radoiçiqit, Limoza Kulari është shkuesja kryesore për lidhje ilegale, si me Listën Serbe ashtu edhe me të luhatshmit e opozitës. E rryer për konspiracion dhe intriga, pesë herë më inteligjente se 47 deputetët e LV-së, e vetmja amazonë që mund ta shkartirat, nëse e lejon Baba, antishqiptaren dhe filogreken, nënën ideologjike të LV-së, Dejona Mihalin. Kur më herët pata shkruar për këtë karikaturë ideologjike, një hajdut veteran i KEK-ut, tash në pension më pati sulmuar fort në mbrojtje të “patriotizmit” të Dezhonës dhe grupit anarkistit të Tiranës në me krye Elpis Hoxhën. Albin Kurthi po e luan lojën, me qëllim po zvarritë funksionalizimin e institucioneve, jo se nuk i bënë numrat. Për këtë arsye ka zgjedhur një “ogiq” të lodhur fare, edhe nga mosha si dhe problemet jetësore, që ta zbatojë skenarin e Kurthit për moskonstituim të Kuvendit, marionetën numër 1 që vullnetarisht po e shkelë dinjitetin për t’iu nënshtruar Liderit Suprem. Fund tmerrësisht i trishtuar. Deri më tani në mënyrë të përkryer dhe të saktë po i koordinon lëvizjet dhe veprimet me gishtërinjtë e Kurthit i cili, duke i kruar qoket, po i tërheq penjtë. Për kohën e mëvonshme, Kurthi e ka futë në lojë, Lenka Haxhiun që shkuarjen në Kuvend po e konsideron si shkuarje në kanaxheq. Është bërë “mbretëreshë” e kanaxheqeve. Opozita, pa kokë politike dhe në mungesë të parashikimit dhe planifikimit strategjik, kokë e këmbë ka rënë në kurthin e Kurthit. Në vend që të bëjë opozitarizëm aktiv, po krenohet me konstatimin se Kurthi nuk i ka numrat! Ka qenë e qartë se opozita nuk mund të bëhet pozitë për faktin se nuk ka pasur vullnet elementar për të marrë përgjegjësi. Kryetari i LDK-së ka vendosur si kusht, del të jetë i pakapërcyeshëm, postin e KM. E kemi një abortim, jo spontan por të qëllimshëm opozitar. Kurthi është manipulues dhe shpërfillës i jashtëzakonshëm, opozita ka bërë “llogari pa hanxhinë” duke shpresuar se do ua dorëzojë pushtetin e vet do të kalojë në mriz ….të Zanave. Opozita e ka nënçmuar dhe shpërfillur faktin se Xhelal kaçketa tërë kohën ka punuar, me orarin e një supermarketi 24/h për emancipimin e masave. Hej, o Zot, më ruaj të mos luaj mendsh, Xhelali dhe emancipimi!!!! kur dihet se ky është….analfabet gjenial. Pse Kurthi nuk e propozoi Fatmir Limën (lima e brenë hekurin) por Lenka Haxhiun për kryetar /e të Kuvendit? Thjeshtë për faktin se Lenka i nënshtrohet pa kushte ndërsa Limaj nuk e bënë këtë, lëkurës së vet i vë çmimin më të kushtueshëm se lëkura e aligatorit të çantave Jane Birkin të Luis Vuitton. Pastaj, Kurthi i bënë llogaritë me interesin për të, jo për partinë, popullin apo Kosovën. Autokracinë e ka qëllim, faturën kryesore, marionetat, nga 1 deri në 47 i ka mjete apo profaktura për arritjen e qëllimit. Këtë nuk e ka kuptuar opozita. Që në shkrimin e parë pas zgjedhjeve kam dhënë një këshillë belesh për opozitë që ta votojnë kandidatin e propozuar nga LV-ja, për kryetar të Kuvendit dhe, në të njëjtën seancë ta votojnë qeverinë Kurthi 3. Në vend të kësaj, miopët (shkurtpamësit) opozitarë vënin kushte të cilat fort i trashnin lëngun autokratit diktatorial, Albin Kurthit. AAK-ja sillej si palë që mendonte se krejt bota po përkrahë emrat e Saranda Bogujevcit, Shqipe Selimit dhe Glauk Bin Sherifit për kryetar të Kuvendit. Dhe se krejt bota është kundër Lenka Haxhiut. Çdo deputet i LV-së, edhe ata që dinjitetin, integritetin personal, njerëzor, kombëtar, politik dhe moral e kanë oksigjen pa të cilin nuk mbijetojnë më tepër se tre minuta (standard medicinal), siç janë Agim Bahtiri, Dimali, HAJNrullahu, Limoza, Donikë Zeza, si peci, Haxhi Qamili, Nezir Krakovina, Mefail kryetari i Pr-ës, Xhelë Stupci, Ben superhajni, kumara i Spasiqit dhe të tjerët (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend edhe 40 të tjerë), do të silleshin si Lenka Haxhiu prandaj është qesharake të luhet me këtë kartë. PDK-ja i përjashton 8 emra, anëtarë të qeverisë ndërsa i pranon 40 emra të tjerë. Çfarë demokracie e shpifur. LDK-ja është më parimore në këtë mishleshin opozitar, nuk e voton asnjërin kandidat që propozohet nga Kurthi. Albin Kurthi, duke e futur opozitën në kurth, po e zbaton metodën e sallamit, po e bluan opozitën duke e shndërruar në pashtetë të Meka hallall food duke i kapur të gjitha institucionet dhe pozitat në kohën kur opozita ngushëllohet me faktin se: “Kurthi nuk i ka numrat as për Kuvend e as për qeveri..”. Më tregoni çka ka bërë Kurthi kur ishte KM me mbulesë e që nuk po e bënë sot kur është vetëm deputet?! Po të votohej në seancën e parë, Kurthi me numra do të ishte pakicë dhe opozita do ta rrëzonte kur do të donte apo kur do ta vlerësonte se mund ta përkthejë në fitore politike. Kjo situatë është e përkryer për Albin Babën dhe 40……hajnat e tij, bënë çka donë dhe nuk ka asnjë adresë të përgjegjësisë. Sipas ligjeve në fuqi, pas betimit si deputet, Albin Kurthi nuk mund të jetë kurrfarë KM, as në detyrë, as teknik e as në Hamam të Hyrës. Postin e KM në detyrë e ka, sipas ligjit, Besnik Rrenc Bislimi, kërthiza e të gjitha dallavereve në Kosovë. Asnjë ministër që është betuar si deputetë nuk ka të drejtën të shfrytëzojë zyrat apo beneficionet tjera. Të gjithë këta janë deputetë, të pozitës dhe opozitës, nuk mund të kenë poste tjera apo të marrin ndonjë vendim, madje as për tredhje të qenve të Përparim Ramës. Kur deputeti Kurti ka shkuar në zyrën që nuk i takon, edhe deputetët e opozitës është dashur të shkojnë në zyrë që gjithashtu nuk iu takon. Por, opozita nuk ka as ndjesi politike e as koçe ta bëjë këtë, vazhdon të merret në mënyrë pezhorative me cilësime për Kurthin. Besoj se nuk e keni harruar se tani Kimetja e sotit e Albinit dhe HAJNrullahut, dikur Qimetja e idiotëve (cilësim i Umberto Eccos) virtualë të Kurthit nuk pati lënë cilësim pa përdorur për Kurthin, nga ai alfabetik e deri te ai patologjik por nuk prodhoi asnjë efekt. Tash Kimi ka gjetur paqe me veten duke arritur paqe me “djallin” – Kurthin. A është kjo recetë edhe për opozitën, e shohim. Duhet ta pranojmë se dikur ishte koha e Ali Babës kurse sot është koha e Albin Babës….për hajni, jo për shtet e ndershmëri.
Kush po e “kundërshton” Gjykatën Speciale Raciste: Askush, sinqerisht përveç meje dhe një pakice të papërfillshme. Gjykata Speciale Raciste e ka arritur qëllimin duke arrestuar dhe duke dënuar UÇK-në, luftën çlirimtare dhe duke e rishkruar historinë. Gjykata Speciale Raciste e ka rehabilituar Serbinë dhe krimet e saj në Kosovë. Gjykata Speciale Raciste ka realizuar një arkitekturë politike në Kosovë duke eliminuar çlirimtarët dhe patriotët dhe duke i vendosur sabotuesit e luftës çlirimtare dhe antikombëtarët në pushtet. Tash, pasi u fal Bajrami, po dëgjohen zëra “kundërshtues” dhe “kërcënues” se, nëse do të dënohen çlirimtarët, do të bëhet kijameti. Nuk është Gjykata Speciale Raciste adresa ku do të duhej të protestohet, është Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Presidenca që duke bashkëpunuar nën rrogoz me këtë Gjykatë, e sollën këtë gjendje. Këtë gjendje e sollën edhe deputetët e Kuvendit që nuk patën guxim asnjëherë ta diskutojnë në Kuvend këtë çështje. Me mosveprim, u barazuan me qeverinë dhe presidencën. Pengjet e Hagës tash janë në mëshirën e kriminelëve juridikë të Hagës dhe antikombëtarëve të Prishtinës. Serbia po i fërkon duart. Ne po vazhdojmë të emancipohemi nga një analfabet frikacak i dhunshëm e që po e bënë trim pushteti. Çfarë i kemi bërë zotërave që na kanë mallkuar aq rëndë?!
Republika e Guantanamos në Kosovë: Deputeti Albin Kurthi dhe presidentja endacake, Vojsa Osmani e kanë sjellë Kosovën në fund të pusit, me sanksione, izolim ndërkombëtar dhe varfëri etiopiane. Tash, për t’u futur nën shalët e Starmerit dhe Trampit edhe: “për vetëm pesë minuta e jo më shumë…:” janë në gjendje që Kosovën ta shndërrojnë në Guantanamo duke pranuar kriminelë nga e tërë bota. Si i pari ashtu edhe e dyta a mos kanë dhënë diçka për Kosovën dhe shqiptarët, që të ndjejnë përgjegjësi dhe dhimbje?! Deri sot vetëm kanë marrë prej saj, vazhdojnë të marrin duke përfituar nga vuajtjet, gjaku dhe sakrifica e atyre që e bënë Kosovën shtet (thuaja shtet) përfshirë këtu sidomos pengjet e Hagës. Lavdia iu shkon atyre që sakrifikuan çka patën dhe çka mundën për shqiptarët, Shqipërinë dhe Kosovën, turpi bie mbi këta që e mohojnë këtë dhe përfitojnë pa dhënë asnjë kontribut.
Zgjedhjet lokale: Opozita duhet ta ketë të qartë se zgjedhjet janë para derës, duhet të mos merren fare me Kurthin dhe qeverinë por të përqendrohen te zgjedhjet lokale. Do të jetë një garë e vështirë, e paparashikueshme dhe tunduese. Opozita mund të ndahet mirë në këto zgjedhje, nëse mobilizohet seriozisht. Besoj se LV-ja do ta bëjë të pamundurën që ta ruaj bastionin e saj – Shtimen. Në shkrimin e radhës. A keni dëgjuar more ndonjëherë për emrin Adem Demaçi?