Opozita parapëlqen 21 dhjetorin si datë e zgjedhjeve të reja
20 nëntor 2025
| 11:01
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai Nisma-s, Fatmir Limaj janë shprehur se data e parapëlqyer për mbajtën e zgjedhjeve të reja parlamentare do të ishte 21 dhjetori.
Këto deklarata i kanë bërë teksa po hynin në takim te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan “Klan Kosova”.
Tashmë ka filluar edhe takimi i presidentes me liderët e partive politike, e ku aty është edhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por jo aq sa ta formojë qeverinë e re.



