Opozita t’i kërkojë garanci me shkrim Kurtit që nuk e ndryshon Ligjin për zgjedhje

03 prill 2021 | 16:01

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se oartitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

“Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”, ka thënë Limaj në një deklaratë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK-ja ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa Shefi…