Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

13 korrik 2025 | 16:09

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Marinika Tepiq, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gënjen kur thotë se ka qenë këtë mëngjes në Novi Sad.

Sipas saj, Vuçiq vizitoi punimet për ndërtimin e një ure mbi Danub pranë Petrovaradinit, ku deklaroi se “bllokuesit janë mposhtur në mënyrë demokratike” dhe se atyre u është lejuar më shumë liri veprimi sesa e parashikon ligji.

Por Tepiq theksoi se Vuçiq në fakt nuk ka hyrë fare në Novi Sad. “Ky njeri i sëmurë gënjen se ka qenë këtë mëngjes në Novi Sad! Jo, ka qenë në Kaç. Qyteti e frustron aq shumë saqë nuk guxon as t’i afrohet, ndaj kampin e punëtorëve kinezë në Kaç e quajti ‘Novi Sad’,” shkroi ajo në rrjetin X.

Ajo shtoi se Vuçiq i ka përqeshur “bllokuesit” që nuk ishin aty, edhe pse, sipas saj, më herët atë mëngjes ai kishte ngritur një unazë sigurie përreth vetes dhe “territoreve të lëvizjes” së tij, me pjesëtarë të xhandarmërisë, njësi të blinduara dhe automjete policie.

“Policia bllokoi të gjitha rrugët që të çonin tek ky trim. As biçiklistët, as këmbësorët nuk u lejuan të kalonin rrugëve përreth,” shtoi Tepiq.

Ajo përfundoi duke thënë se Vuçiq “është kthyer në barkun e Sheshelit” dhe se “mund të shpëtojmë prej tij vetëm të gjithë së bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liria ka vazhduar me përforcime dhe është duke bërë gati…