
Ora e parë mësimore i kushtohet masave mbrojtëse ndaj koronavirusit
26 shkurt 2020
| 10:30
Ora e parë mësimore nëpër të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Nxënësit morën informacione lidhur me virusin Covid-19 si dhe u këshilluan se si të mbrohen ndaj tij.
Nëpër çdo shkollë poashtu janë vënë posterët informues rreth masave parandaluese kundër koronavirusit.
Këto masa janë ndërmarrë me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Po ashtu, kjo ministri i ka udhëzuar drejtoritë komunale të arsimit që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.