
Orari i Kosovës U16
04 gusht 2025
| 11:59
Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht. U16 meshkujt janë shortuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën.
Sfida e parë për “Dardanët” e rinj do të jetë ndaj Holandës, derisa më pas përballen me Kroacinë dhe Danimarkën. Dy takimet e fundit në grup do të jenë kundër Ukrainës dhe Islandës.
Orari i Kosovës U16
7 gusht
16:00 Kosova-Holanda
8 gusht
11:00 Kroacia-Kosova
9 gusht
11:00 Kosova-Danimarka
11 gusht
16:00 Ukraina-Kosova
12 gusht
11:00 Kosova-Islanda