Orari i saktë i ndeshjes së Kosovës kundër Sllovakisë dhe i finales së mundshme në ‘Fadil Vokrri’

20 nëntor 2025 | 20:09

Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit.

Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin.

Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë, ku do të përballet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.

Ndeshja gjysmëfinale mes Sllovakisë dhe Kosovës, do të zhvillohet më 26 mars, duke filluar nga ora 20:45.

Në rast se sigurojmë finalen e madhe, atëherë do të luajmë më 31 mars, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina po mobilizon një armatë anijesh civile që mund të…