Orari i Superkupës në basketboll

11 shtator 2023 | 15:41

Nga 13 deri më 17 shtator, Palestra “13 Qershori” në Therandë do të jetë arenë e basketbollit. Nga dita e mërkurë do të fillojnë sfidat çerekfinale, që do të jenë shumë interesante.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut, kurse më pas do të përballen Trepça-Bashkimi. Të enjten priten po ashtu takime interesante, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse takimi i fundit çerekfinale është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën.

Orari

Të mërkurën takohen:
17:00 Sigal Prishtina-Istogu (Grupi A)
20:00 Trepça-Bashkimi (Grupi D)

Të enjten takohen:
17:00 Peja-Proton Cable Prizreni (Grupi B)
20:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi (Grupi C)

Të premten takohen:
17:00 Gjysmëfinalja  GR A-D
20:00 Gjysmëfinalja  GR B-C

Të dielën takohen:
17:00 Finalja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alfred Markaj, shpall të pablefshem dëftesat e klasës; 1 deri…