
Orav bën homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku: Autorët të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata dhe t’i ndjekë penalisht
Sot (e mërkurë) janë bërë dy vjet prej se në Banjskë të Zveçanit, grupi terrorist i prirë nga Millan Radoiçiq e ka sulmuar Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një
Për këtë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bunjaku.
Orav ka thënë se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi.
‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i bëri homazhe sot oficerit të ndjerë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin e shëmtuar në Banjska të kryer nga sulmues të armatosur serb të Kosovës dy vjet më parë. Ai përsëriti se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, dhe t’i përgjigjen kërkesës së ndërsjellë ligjore të Kosovës përmes kanaleve të përcaktuara’’, ka shkruar BE-ja në postimin e saj.