
Orav: Kosovës i duhet Kuvendi dhe qeveria e re
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav është shprehur i zhgënjyer që deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk arritën sërish ta bëjnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë. Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re që do ta ndërtojë urën e re – një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe Brukselit”, ka thënë Orav, në hollin e Kuvendit, pas mbylljes së seancës konstituive.
Ai ka thënë se ndërtimi i një bashkëpunimi të tillë do ta përshpejtonte procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në seancën e 52-të kontituive, ai ishte i pranishëm bashkë me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë nga ShBA-ja, Gjermania, Britannia e Madhe, Franca, etj.
“Ne erdhëm këtu me shpresa të mëdha, por fatkeqësisht prapë nuk ndodhi asgjë”, ka thënë Orav.