Orav në Ditën e Evropës: Shpresoj që Kosova do të jetë me ne në BE

09 maj 2025 | 15:24

Është bërë hapja zyrtare e aktiviteteve për nder të 9 majit, Ditës së Evropës, ditë kjo kur festohet 75-vjetori i themelimit të Bashkimit të Evropian (BE).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se shpreson që edhe Kosova do të jetë në Bashkimin Evropian sa më herët që të jetë e mundur.

Orav në nisjen e aktiviteteve që shënojnë këtë ditë, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë më i suksesshmi si projekt i paqes në gjithë botën, ku nuk ka luftëra midis shteteve anëtare të BE-së.

“Të nderuar miq të BE-së, jam shumë i gëzuar që po shënojmë këtë ditë të Evropës, sot me ju këtu. Dita për të parë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, por edhe ëndrrën për të ardhmen. Dhe kur kthejmë kokën prapa,  është me rëndësi të përmendim që Bashkimi Evropian ka qenë më i suksesshmi si projekt i paqes në gjithë botën. Nuk ka luftëra midis shteteve anëtare të BE-së. Dhe nëse ëndërrojmë për të ardhmen së bashku me ju, atëherë ëndrra ime është që ky proces paqësor të vazhdojë përgjithmonë. Dhe sinqerisht shpresoj që Kosova do të jetë me ne në Bashkimin Evropian sa më herët që të jetë e mundur”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Evropian ka paraparë aktivitete të shumta për shënuar 75 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropian. /RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores ndaj Ukrainës të enjten në mbrëmje, karateistet e…