Orav në Pejë, diskuton për rolin e komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së

11 qershor 2025 | 15:27

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka qëndruar të mërkurën për vizitë në qytetin e Pejës.

Atje ai është takuar me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin.

“Diskutuan bashkëpunimin lokal-qendror dhe rolin kyç të komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Përgëzuan kryetarin e Komunës për qeverisjen gjithëpërfshirëse mbi barazinë gjinore, angazhimin e komunitetit, iniciativat e gjelbra dhe transparencën digjitale”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Në një njoftim paraprak, Orav ka treguar se ndalesë të parë në Pejë e ka pasur në Vitomiricë.

“Dorëzuam çelësat e një kopshti të ri të financuar nga BE-ja me vlerë 1.23 milion euro të investuara në arsimin e hershëm dhe efikasitetin e energjisë. Një shembull i shkëlqyer i partneritetit BE-Kosovë në nivel lokal”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar dje drejt Japonisë…